SOME WORDS ABOUT OUR COMPANY.

Wednesday, March 29, 2017

Rreth Nesh

Palestra ka hapur dyert per klient ne vitin 2010. Ajo nisi si nje iniciative per te sjelle prane klienteve kushte komode, pajisje moderne dhe cmime konkurruese.

Një palestër të pajisur me të gjitha mjetet e domosdoshme për të mbajtur trupin tuaj në formë të përkryer dhe instruktorët më të përgatitur në fushën e fitnesit, body fitnesit dhe të aerobisë dhe gjimnastikës.

Gjimnastika sportive është një metodë stërvitore me ushtrime statike dhe dinamike. Fillimisht kjo metodë stërvitore filloi të aplikohet për të rifituar aftësitë shpërthyese dinamike, lëvizore, statike dhe psiqike tek sportistët e gjimnastikës artistike si dhe për të perfeksionuar linjat e tyre trupore muskulore. Më vonë kur hyri kultura e fitnesit u fut duke qënë se është mjaft tërheqëse dhe argëtuese dhe mbi të gjitha jep rezultate të shpejta në forcat e lartpërmendura si dhe tonifikimin dhe zbukurimin e linjave të trupit.

Synon:

  • Formimin e lëvizjeve fizike dhe funksionale.
  • Formimin e lëvizjeve me karakter aplikativ sportiv.
  • Formimin e individit në tërësi, si nga ana trupore ashtu dhe nga ana intelektuale.

Përse duhet të frekuentojmë aerobinë, dhe cilat janë efektet që ajo jep?

  • Fizik; zhvillon forcën ,qëndrueshmërinë , elasticitetin.
  • Fiziologjik; rrit kapacitetin vital të mushkërive, djeg ose ul përqindjen e yndyrnave trupore, ndihmon në punën e zemrës dhe në qarkullimin e gjakut.
  • Psikologjik; ndikon në cilësinë e kordinimit, aftësinë e ritmit, të përshtatjes dhe reagimit.

Përsa i përket pulsit gjatë kërcimit goditjet në minutë është mirë të jenë 140 si mesatare. Aerobinë e përgjithshme mund ta ushtrojnë të gjithë njerëzit pa dallim moshe apo gjinie

OUR BROCHURE

CONTACT DETAILS

Rruga Pjeter Budi
Pallatet Palushi, Prane Qytetit Studenti, Tirane, Albania
T (355) 0685725555
Email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. l
Harta

Scroll to Top